30
ٱللَّطِيفُ
El-Latif
I Buti
Ai që është i butë dhe i kujdesshëm me robërit e Tij.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
30
El-Latif
I Buti
Ai që është i butë dhe i kujdesshëm me robërit e Tij.
Përshkrim
El-Latiif është Ai, që vepron me mirësjellje dhe kujdes ndaj robërve në mënyra që ata nuk i vërejnë dhe nuk i presin. Ai është i padukshmi që vepron me hollësi të thellë për të sjellë më të mirën edhe në gjërat që duken të vështira.
Historia e Jusufit është pasqyrë e këtij emri, ku kuptojmë kujdesin e pavërejtur të Allahut, që ngre robin nëpërmjet sprovave. Ajo që dukej si humbje, ishte ngritje. Çdo pengesë në shteg ishte hallkë e urtësisë së Zotit, që çonte drejt nderimit e shpëtimit.
El-Latiif është Ai, që të nxjerrë me butësi nga errësira në dritë dhe të ruan edhe pasi të udhëzon. Ai të forcon në përpjekjen kundër epshit dhe të mbron nga sprovat që ti s’i përballon dot. Edhe atëherë kur ti nuk e kupton se po të bëhet mirë, qetësia që ti gjen në vështirësi vjen nga kujdesi i Tij i hollë ndaj teje.
El-Latiif të furnizon me urtësi dhe të sprovon me butësi për të të ngritur. Ai jep nga rrugë që ti nuk i sheh. Ai ta mbyllë një derë për të ta hapur një më të vlefshme në zemër. Sprovat e Tij nuk shkatërrojnë, por pastrojnë dhe sjellin kënaqësi shpirtërore që njihen vetëm nga ata që shohin mirësinë në dhimbje.
El-Latiif të ngre gradualisht në shkallë më të larta shpirtërore. Ai ta përgatitë zemrën me përvoja të përballueshme në shtegun drejt pjekurisë, të rritë në mjedise të shëndosha dhe me njerëz të mirë, pa e kuptuar ti sa shumë po fiton.
El-Latiif është Ai, që mbjell në zemrën tënde dëshirën për të bërë mirë dhe të shpërblen edhe për nijetin tënd. Ai t’i kujton mundësitë e mira që tjerët i harrojnë, të çon me hapa të lehtë drejt fitimeve të mëdha.
El-Latiif është Ai, që të jep furnizim me rehati dhe të përfshin në mirësi që s’i ke menduar. Ai t’i bashkon pasurinë me adhurimin, të zgjon për hairin që të tjerët s’e shohin. Ai të shpërblen përtej mundësive tua vepruese, duke të ta shumëfishuar fitimin përtej asaj që mund të arrish me përpjekjet e tua.