03
ٱلْمَلِكُ
El-Melik
Sunduesi
Ai që zotëron dhe sundon gjithçka në qiej dhe në tokë.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
03
El-Melik
Sunduesi
Ai që zotëron dhe sundon gjithçka në qiej dhe në tokë.
Përshkrim
El-Malik është Ai, që ka në dorë çdo gjë tënden: jetën, vdekjen, ndihmën, sprovat, suksesin dhe dështimin.
Të jetosh me vetëdijen se el-Maalik është Sundimtari yt, është çelësi i rehatisë dhe i mbështetjes së zemrës në Allahun.
Kur ta njohësh Allahun si el-Maalik, i dorëzohesh Atij me bindje të plotë ndaj çdo urdhri të Tij për të bërë ose për të mos bërë një gjë.
El-Maalik është Sunduesi absolut, i cili, me pushtetin dhe pronësinë e Tij, i përfshin të gjitha krijesat pa përjashtim.
Çdo gjë që ti ke në këtë botë, është vetëm për shfrytëzim në shërbim të qëllimit të krijimit tënd. Pronari i njëmendtë i çdo gjëje është Allahu.
Askush nuk mund të të dëmtojë e as të të ndihmojë, përveçse me lejen e el-Maalik.
Nëse Allahu të merr diçka, është provë; nëse Ai të jep diçka, është gjithashtu provë. El-Maalik as të jep ndonjë gjë e as të merr pa urtësi”.