99 Emrat e Bukur të Allahut

ٱللَّه

Allah

Emri më i madh i Zotit që përfshin të gjitha cilësitë dhe emrat e Tij të bukur.

Përshkrim

Emri Allah i përmbledh të gjithë emrat e Allahut. Emri Allah është simbol i përsosmërisë dhe i bukurisë hyjnore, dhe i çdo gjëje të mirë.

Raporti ynë me Allahun nuk do të jetë ai që duhet përderisa nuk ndiejmë nevojë për Të më shumë sesa për ushqim, pije, siguri, shëndet, familje – çdo gjë tjetër.

Të gjithë emrat dhe cilësitë e Allahut aludojnë në emrin Allah dhe, po ashtu, emri Allah i ngërthen të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij.

Nuk përmendet emri Allah në ndonjë sprovë e të mos e largojë sprovën.

Nuk ndodh që ndonjë i dobët të kapet për emrin Allah e të mos fuqizohet.

Njeriu nuk mund të lidhet me Allahun nga një pozitë tjetër veç pozitës së robit (të nënshtruarit ndaj Tij).

Çdo mirësi dhe vlerë është prej Allahut. Përmendja e Allahut në çfarëdo të mire sjell bekim.

Lidhja e Allahut me robin realizohet nëpërmjet litarit të adhurimit. Të gjithë emrat e Allahut kanë ardhur për ta forcuar këtë lidhje.

Emri Allah është emri më i madh i Zotit. Kur t’i lutesh Atij me këtë emër, Ai të përgjigjet dhe të jep.

Ti do ta duash Allahun aq sa ta njohësh. Allahu do të dojë ty aq sa ti e adhuron Atë.

Me emrin Allah largohen telashet dhe thithen begatitë.