01
ٱلرَّحْمَـانُ
Er-Rrahmen
I Gjithëmëshirëshmi
Ai që përfshin të gjitha krijesat me mëshirën e Tij në këtë botë.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
01
Er-Rrahmen
I Gjithëmëshirëshmi
Ai që përfshin të gjitha krijesat me mëshirën e Tij në këtë botë.
Përshkrim
Emri Er-Rrahmaan është burimi i çdo të mire që e gëzojmë - nga krijimi ynë e furnizimi për jetesën deri te udhëzimi për të vërtetën dhe falja”.
Mëshira që i përfshin të gjitha krijesat, nuk buron nga ndonjë meritë e krijesave ose marrëveshje e Mëshirëplotit me ta, por nga cilësia qenësore (emri) i Tij er-Rrahmaan
Sikur të mungonte vetëm për një çast ndikimi i emrit er-Rrahmaan, bota do të ishte krejtësisht ndryshe
Mëshira e Allahut përfshin edhe faljen, madje atyre që pendohen Ai, me mëshirën e Tij, ua shndërron veprat e këqija në të mira.
Çdo e mirë – e brendshme dhe e jashtme – vjen nga emri er-Rrahmaan.
Nëse njeriu nuk e kupton mëshirën në sprovim, e humb përfitimin më të madh që sjellin ato (sprovat).
Shpresa e drejtë në mëshirën e Allahut nuk nënkupton vetëm faljen e gjynaheve, por edhe ngritjen drejt shkallëve të devotshmërisë dhe punëve të mira.
Kur të kuptosh se vështirësia që të shtyn drejt Allahut është mëshirë, zemra do ta përjetojë vështirësinë si një dhuratë, jo si një barrë.
Sa më mirë ta kuptosh mëshirën e Allahut, aq më shumë do ta duash Atë dhe do t’i nënshtrohesh me kënaqësi, pa ndier detyrim.
Fakti që Allahu ta ka mundësuar të dish çfarë është pendimi, të dëgjosh për emrat e Tij dhe të reflektosh për ta, është një nga gjurmët më të mëdha të emrit er-Rrahmaan në jetën tënde.