19
ٱلْعَلِيمُ
El-Alim
I Gjithëdijshmi
Ai që di gjithçka, të dukshmen dhe të fshehtën.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
19
El-Alim
I Gjithëdijshmi
Ai që di gjithçka, të dukshmen dhe të fshehtën.
Përshkrim
El-Aliim ka ditur gjithmonë gjithçka. Ai as nuk harron, as nuk gabon. Dija e Tij përfshin të dukshmen, të padukshmen, atë që ka ndodhur, atë që është duke ndodhur, atë që nuk do të ndodhë kurrë dhe, sikur të ndodhte, si do të ndodhte.
Allahu e di çfarë ka në zemrën tënde: kë e do ti, kujt i frikësohesh, nga të anon zemra. Atëherë, nëse dimë t’i fshehim gjynahet, le t’i fshehim edhe adhurimet, që Allahu të shohë edhe ndonjë të mirë në të fshehtat tona.
Besimtari e pranon me qetësi atë që i ndodh, sepse e di se gjithçka ndodh me dijen e Allahut, edhe nëse ai vetë s’e kupton përse ndodh.
Jakubi ﷺ e përdori emrin el-Aliim në sprovën e humbjes së bijve të vet, meqë i Gjithëdijshmi dhe i Urti e di çka ka ndodhur dhe çka ka për të ndodhur. Prandaj, kur të humbësh diçka, kërko me këta emra siç kërkoi ai, sepse gjithçka është nën kontrollin e të Gjithëdijshmit të urtë, duke u vendosur në vendin e vet.
Shtimi i dijes është gjëja e vetme për të cilën Ai urdhëroi pejgamberin ﷺ ta kërkonte.
Kur nuk ke kujt t’ia qash hallin, kujto që el-Aliim di çdo gjë. Nëse s’e kupton ç’po ndodh, mjafton të jesh i bindur se çdo gjë është duke ndodhur me dijen e Tij dhe Ai vendos çdo gjë në vendin e vet.
Sa më shumë të piqet njeriu nga dija, aq më shumë e ul kokën, si kalliri që kërruset nga frytet e pjekura. Shfaqja e modestisë është shenjë se dija po përmirëson e nuk po rrënon.