99 Emrat e Bukur të Allahut

12

ٱلْبَارِئُ

El-Bari

Formuesi

Ai që krijon dhe formon krijesat sipas urtësisë së Tij.

Përshkrim

El-Baari jo vetëm që krijon, por edhe përcakton formën dhe karakteristikat e krijesës duke e përsosur me urtësi.

El-Baari është Ai, që krijon çdo gjë me përshtatje të përkryer për funksionin dhe rolin që ka.

Nuk ka dy gjëra të njëjta plotësisht. Çdo gjë flet për përpikërinë hyjnore dhe fuqinë absolute të el-Baari.

Ligjet natyrore janë dëshmitari I heshtur i madhështisë krijuese të el-Baari.

Falënderimi yt ndaj Tij nis atëherë kur të kuptosh se nuk je krijuar rastësisht.

Nëse s’i përulesh Atij që të krijoi, kujt tjetër mendon t’i përulesh!

Ai nxjerr besimtarin nga mosqenia në dritën e udhëzimit.