99 Emrat e Bukur të Allahut

13

ٱلْمُصَوِّرُ

El-Musauir

Formëdhënësi

Ai që u jep krijesave formën dhe pamjen e tyre.

Përshkrim

Çdo pjesë e trupit tënd është formuar për një funksion të caktuar me urtësi të plotë – nuk ka gabim, nuk ka tepricë, nuk ka rastësi.

Ai që të dha pamjen në këtë botë, do të të japë formë edhe në botën tjetër sipas asaj që ke mbartur në zemër dhe punëve që ke bërë.

Bukuria reale dhe e qëndrueshme është te zemra e ndriçuar me besim e cila flet nëpërmjet një trupi të përulur deri në sexhde.

Nëse nuk je i kënaqur me veten, pyet veten nëse vërtet e njeh Atë që ta dha këtë formë.

Më e rëndësishme se si u dukesh njerëzve është si e nderon Atë që të formoi me dije e mëshirë.

Trupin tënd e ke amanet nga el-Musauir. Mos e përdor për gjëra që Ai nuk i do.

Zbukuro zemrën tënde për Allahun. El-Musauir do ta shfaqë këtë bukuri në mënyrën e Tij.