32
ٱلْحَلِيمُ
El-Halim
I Durueshmi
Ai që nuk e nxit ndëshkimin për mëkatarët.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
32
El-Halim
I Durueshmi
Ai që nuk e nxit ndëshkimin për mëkatarët.
Përshkrim
El-Haliim është Ai, që përmbahet nga ndëshkimi i robërve, edhe pse mund t’i ndëshkojë menjëherë dhe me drejtësi. Me dije dhe urtësi, Ai i jep afat robit që t’i kthehet Atij.
Robi preket nga hilmi i Allahu, kur përfiton nga afati që i jepet dhe i kthehet Atij. Nëse robi nuk përfiton nga afati që i jepet, kjo do të përdoret si dëshmi kundër tij në Ditën e Gjykimit, kur nuk do të jepen më afate. Kushdo që nuk është përmirësuar atëherë kur ka folur el-Haliim, do të përballet me drejtësinë e el-Xhebbaar.
Nëse sot të është dhënë mundësia për të dëgjuar për el-Haliim, të jesh i bindur se Ai të ka veçuar. Atëherë, do të largohesh pasi të ka përzgjedhur Ai?
Nëse Allahu të mban gjallë, këtë e bën vetëm që ti të shtosh diçka nga dëgjueshmëria në rrugën e Tij dhe të të gradojë për një mundësi që ta dhuroi Ai.
Hilmi i vërtetë nuk është të falësh nga pafuqia, por të zgjedhësh të falësh, ashtu siç bëri i Dërguari me ata që e luftuan. Ashtu siç ti shpreson që Allahu të të falë ty pa t’i përmendur gabimet, ashtu edhe ti mos ua përmend gabimet të tjerëve.
Duatë e vështirësisë pejgamberi i fillonte me “La ilahe il-lAllahu el-Adhiim/Madhështori, el-Haliim/I Përmbajturi”. Sepse Ai është më i madh se çdo vështirësi jotja dhe përmbahet nga ndëshkimi yt më shumë sesa ti ngulmon në gabim.
Shumë prej njerëzve nuk pendohen, duke besuar se nuk mund të përmirësohen. Por, çdo frymëmarrje jote pas një gjynahu që ti bën, është dëshmi që el-Haliim po të jep afat të përmirësohesh.