53
ٱلْقَوِيُّ
El-Kauijj
I Forti
Ai që ka fuqi absolute.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
53
El-Kauijj
I Forti
Ai që ka fuqi absolute.
Përshkrim
El-Kauij është Ai, që nuk mposhtet dhe vendimet e Tij nuk mund të zmbrapsen. Ai ndëshkon për zullum me drejtësi të përsosur. Çdo mbrojtje dhe çdo fitore vjen vetëm prej Tij.
El-Kauij ka në dorën e Tij tërë fuqinë në ekzistencë; ia jep dhe ia merr kujt të dojë, kur të dojë. Çdo forcë që njerëzit zotërojnë, është hua prej Tij. Kur abuzohet me fuqinë, Ai e kthen atë kundër vetë abuzuesve.
El-Kauij furnizon kë të dojë me pasuri, me dije e me ndikim, duke mos pasur kush ta ndalë dhuratën e Tij. Fuqinë që ke s’e ke merituar, por e ke dhuratë prej el-Kauij, andaj mos u mburr me të dhe mos u zemëro, nëse të mungon.
El-Kauij, si burimi i vetëm i çdo fuqie, forcon kë të dojë dhe dobëson kë të dojë. Kushdo që lidh zemrën me Të, bëhet i pathyeshëm; kushdo që mbështetet te njerëzit, dobësohet. Fuqia e vërtetë nuk qëndron në numra, por në lidhjen me të Fortin.
El-Kauij i jep çdo njeriu një pjesë nga fuqia e Tij — dije, pasuri, ndikim. Këtë fuqi njeriu e ka amanet prej Allahut dhe nuk është pronë e tij; ajo i shtohet, kur përdoret për të ndihmuar të dobëtit, dhe pakësohet ose zhduket, kur shfrytëzohet për lavdi personale.
El-Kauij i forcon zemrat e dobëta me njohjen e Tij. Kushdo që e njeh të Fortin, nuk lëkundet në sprova dhe nuk frikësohet nga asgjë. Mbështetja në el-Kauij i jep zemrës qetësi dhe siguri që nuk i harxhon asnjë vështirësi.
El-Kauij të jep forcë duke e kaluar zemrën tënde nga pafuqia në tevekul. “La havle ve la kuvvete il’la bil’lah” të bartë nga dobësia në fuqi dhe nga dëshpërimi në besim. Çdo mundësi për ndryshimin e gjendjeve vjen vetëm prej el-Kauij.