52
ٱلْوَكِيلُ
El-Uekil
Mbështetësi
Ai që mjafton si mbrojtës dhe mbështetës.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
52
El-Uekil
Mbështetësi
Ai që mjafton si mbrojtës dhe mbështetës.
Përshkrim
El-Vekiil është Ai, që kujdeset dhe merr përsipër çështjet e çdo robi që i dorëzohet Atij qoftë në gjendje dobësie (paaftësie), qoftë duke u përpjekur me shkaqe. Kjo e bën mbështetjen në Të çështje të bindjes së thellë, jo zgjidhje nga halli.
El-Vekiil është Ai, që krijon, mbikëqyr dhe funksionalizon çdo shkak. Pa lejen e Tij, asnjë prej shkaqeve nuk jep pasojë. El-Vekiil vendos për rezultatin, jo përpjekja jote.
Zemra duhet të mjaftohet me el-Vekiil, jo me shkaqet. Edhe atëherë kur ti ndërmerr të gjitha shkaqet je i varur prej Tij për t’i bërë ato shkaqe funksionale.
Kur zemra lidhet me el-Vekiil, mbështetja në Të bëhet e natyrshme. Vetëm atëherë robi çlirohet prej ngarkesave të panevojshme emocionale: frikës, pasigurisë, pikëllimit, shqetësimit.
Mbështetja e vërtetë në Allahun realizohet atëherë kur ti merr të gjitha shkaqet dhe në fund ia dorëzon tërë çështjen Atij. Kështu, ti as nuk mbështetesh vetëm në shkaqe, as nuk i lë ato pas dore, por ndërmerr shkaqet me bindje të plotë për el-Vekiil dhe dorëzim ndaj Tij.
Shprehja “Na mjafton Allahu, mbrojtësi më i mirë” është thirrja e atyre që përnjëmend e kanë zemrën të lidhur me El-Vekiil. Ai mjafton edhe atëherë kur çdo gjë tjetër dështon.
Tevekuli është thesar që nuk bën të shpenzohet vend e pa vend. Ruaje për sprova të mëdha, sepse në këso raste ai e ka vlerën dhe ndikimin më të madh.