99 Emrat e Bukur të Allahut

05

ٱلسَّلَامُ

Es-Selam

Paqëdhënësi

Ai që është i lirë nga çdo mangësi dhe që jep paqe dhe siguri.

Përshkrim

Es-Selam është absolutisht i pastër në qenien e vet dhe u dhuron robërve paqe, siguri, mirëqenie dhe shpëtim nga çdo e keqe.

Me emrin es-Selam, Allahu i veçoi pejgamberët dhe ata që kanë raport të pastër me Të.

Es-Selam e pret të penduarin në paqe, e mbështjell me siguri dhe ia largon frikën nga ndëshkimi.

Paqja me Allahun dhe dëlirësia e raportit me Të duhet medoemos të sjellë raporte të mira edhe me njerëzit.

Atij që i bën padrejtësi vetes ose të tjerëve, i ikën ndriçimi dhe siguria që vjen nga es-Selam.

Kur lutemi me ‘Ti je es-Selam dhe prej Teje vjen selami’, duhet të ndiejmë se paqja e siguria që po kërkojmë vjen nga raporti ynë i mirë me Allahun.

Në Ditën e Gjykimit, es-Selam i pret të gjithë, por paqen e Tij do ta përjetojë plotësisht vetëm ai që vjen me zemër të pastër.