99 Emrat e Bukur të Allahut

06

ٱلْمُؤْمِنُ

El-Mu'min

Siguruesi

Ai që u jep siguri dhe mbrojtje robërve të Tij.

Përshkrim

El-Mu’min është Ai, që e vërteton të saktën, që e garanton rrugën e drejtë dhe i përkrah besimtarët në çdo përballje me të pavërtetën.

Kur ti lutesh, përpiqesh dhe shpreson për të mirën nga Allahu, el-Mu’min e vërteton mendimin tënd me mëshirë, me falje dhe me ndihmë prej Tij.

Emri el-Mu’min të mëson të qëndrosh i bindur edhe atëherë kur të tjerët dyshojnë për ty. Ai të garanton se e vërteta jote do të vërtetohet, edhe pasi të kalojnë shumë vite. Të mjafton Allahu në vërtetimin e të vërtetës që ti I beson dhe e dëshmon.

Njerëzit lodhen në kërkim të pasurisë së përkohshme, besimtari i beson el-Mu’min për shpërblime të përjetshme, I sigurtë dhe I bindur në premtimet e El-Mu’min për besimtarët e devotshëm.

El-Mu’min të mëson që, ashtu siç ti si besimtar je i sigurt nga Allahu, ashtu të tjerët duhet të jenë të sigurt nga fjalët dhe veprimet e tua.

Në çastin e vdekjes, el-Mu’min e përgëzon besimtarin me ‘Mos u frikëso e mos u pikëllo!’, ndërsa në Ditën e Gjykimit e pret me: ‘Ky është Xheneti që u është premtuar!’

El-Mu’min i jep besimtarit një siguri që s’e zëvendëson asgjë, një shoqërim intim me Allahun, ku vetmia sjell afërsi me Të dhe zemra e shijon atë që quhet el-Unsu bi-lah, një gjendje e mirë shpirtërore që nuk krahasohet me asnjë kënaqësi të kësaj bote.