26
ٱلسَّمِيعُ
Es-Semi'
Gjithëdëgjuesi
Ai që dëgjon çdo gjë, pa asnjë kufizim.
Metoda interaktive ju lejon të dëgjoni dhe të kaloni nëpër 99 emrat e Allahut në mënyrë të vazhdueshme. Mund të aktivizoni shqiptimin automatik, kalimin automatik, ose të dyja bashkë për një përvojë të udhëzuar.
26
Es-Semi'
Gjithëdëgjuesi
Ai që dëgjon çdo gjë, pa asnjë kufizim.
Përshkrim
Allahu është es-Semi’, që dëgjon çdo fjalë, çdo pëshpëritje, çdo lutje të robërve në çdo gjuhë, pa ngatërresë, pa vonesë, pa lodhje. I dëgjon të gjithë njëkohësisht duke i kushtuar vëmendje secilit veç e veç.
Dëgjimi i Allahut nuk është thjesht kapje e asaj çfarë ndodh, por, në varësi nga urtësia e Tij, kjo ngërthen përgjigje, ndihmë, përkrahje ose ndëshkim.
Es-Semi’ të dëgjon edhe atëherë kur ti pëshpërit lutjen tënde. Madje, Ai e di çfarë ke për t’u lutur edhe para se ta thuash lutjen.
Kur ti kujton (përmend) Allahun në fshehtësi, Ai të kujton me përkrahje; kur ti e përmend Atë në mesin e njerëzve, Ai të përmendë në mesin e më të mirëve.
Besimi i dobët në dëgjimin absolut të Allahut është një nga shkaqet përse njeriu lëshon gjuhën, shpif, përgojon, flet pa dije, sikur Ai të mos jetë duke e dëgjuar. Por Ai dëgjon çdo fjalë.
Të jetosh me kuptimin e es-Semi’ do të thotë të mos ndiesh nevojë të dëgjohesh edhe nga dikush tjetër. Sepse mjafton të të dëgjojë Ai.
Kur thua “Eudhu bilahi mine-shejtani-rraxhiim”, me bindjen e plotë se po të dëgjon es-Semi’, ti merr përkrahjen e Atij që shfuqizon çdo kurth të shejtanit.