99 Emrat e Bukur të Allahut

07

ٱلْمُهَيْمِنُ

El-Muhejmin

Mbikëqyrësi

Ai që mbikëqyr dhe ruan gjithçka në krijim.

Përshkrim

El-Muhejmin është Ai, që mbikëqyr, kontrollon, ruan dhe dëshmon çdo fjalë e vepër të robërve, pa i shpëtuar ndonjë gjë nga kjo dijes dhe kujdesit të Tij.

Me emrin el-Muhejmin, Allahu e ka përshkruar edhe Kuranin si garantues dhe mbrojtës të Librave të mëparshëm. Kjo tregon epërsinë dhe autoritetin e plotë të Kuranit.

Kurani do të jetë dëshmitar për ty ose kundër teje, prandaj lexoje Kuranin që të dëshmojë për përkushtimin tënd, jo për braktisjen tënde të tij.

Kur ta kuptosh se el-Muhejmin e ka nën kontroll çdo gjë dhe e udhëheq me dijen dhe urtësinë e Tij, do të të shtohet dashuria për Të dhe mbështetja në Të.

El-Muhejmin nuk është thjesht vëzhgues i jashtëm, por Ai i njeh edhe qëllimet, prapavijat dhe fshehtësitë e zemrave. Prandaj, realizimi i robërisë ndaj Tij kërkon pastërti të brendshme.

Duke e ditur se el-Muhejmin mbikëqyr çdo gjë, besimtari përmbahet nga bërja e gjynahut edhe kur është vetëm, meqë është i vetëdijshëm se është nën vëzhgim.

El-Muhejmin nuk harron askënd dhe asgjë, kështu që askush nuk mbetet pa shpërblim ose pa ndëshkim.